Milan përballet pasnesër në orën 18.00 me Atalantën, në kuadër të Serie A. Trajneri Pioli po mendon për formacionin, teksa Mandzukic ka zhvilluar stërvitjen e parë. Bomberi kroat do të jetë në fushë ndaj bergamaskëve, por vështirë se do e nisë si titullar. Gjasat janë që ai të aktivizohet në pjesën e dytë, e pse jo, të jetë vendimtar.
Mandzukic ka vetëm pak ditë që u afrua në ekipin e Milanit. Kuqezinjtë renditen në vendin e parë me 43 pikë.