Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të Spanjës për Euro 2020. Mungesë e madhe e Furisë së Kuqe do jetë Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid humbi shtatë ndeshjet e fundit për të tijtë, ndërsa për shkak të lëndimit nuk do jetë as me Kombëtaren.
Në listën e publikuar nga trajneri Enrique bie në sy emri i Laporte, mbrojtësi që la Francën që për veshur fanellën e Spanjës. Lojtari i City do jetë prurja e re, teka sulmi duket i mbingarkuar te Spanja. Në fazën finale, spanjollët do lujanë kundër Suedisë, Sllovakisë dhe Polonisë. Kompeticioni zhvillohet nga 11 qershori në 11 korrikun e këtij viti. Bie në sy se për herë të parë në një Europian ose Botëror, te Spanja nuk ka asnjë lojtar të Real Madrid
Lista:
Portierë : Unai Simón, De Gea, Robert Sánchez
Mbrojtësit : Gayà, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Eric García, Diego Llorente, Azpilicueta, Marcos Llorente.
Mesfushorët : Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabián.
Sulmuesit : Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré dhe Pablo Sarabia.