Në mes të derbit Partizani – Tirana, përveç gjykimit “fair-play” të Enea Jorgjit, një detaj nuk i shpëtoi as publikut, dhe as syve të kamerës. Ishte kryesori Enea Jorgji, që vrapon deri në anësore për të shkuar drejt e trajneri i Tiranës, Ilir Daja.
Për disa minuta kryesori i ndeshjes dhe trajneri Daja patën komunikim.
Burime nga Enea Jorgji, thonë për newsport.al se Jorgji është mërzitur shumë nga Daja dhe fjalët e tij. “Më mërziti shumë. Fliste kot. Më erdhi keq se ishte derbi” është shprehur Enea Jorgji në ambientin e sotëm të punës.
Për Dajën, biseda është përqendruar te një faull i munguar dhe karton i munguar për Partizanin, kundër Moise.
Enea Jorgji ka shkuar afër trajnerit të Tiranës dhe ka sqaruar se pse në këtë rast nuk dha karton, por dha karton në rastin e Takut. “Aty në rastin e Takut u ndërpre një aksion i rrezikshëm” mësohet t’i ketë thënë Jorgji, Dajës.
Në rastin e Ibrahimit me Moisse, nuk u dha karton siç iu dha Takut. “Profesor, po e bën disa herë që flet”, i ka thënë Jorgji, Dajës. “Po të sqaroj se pjesa e kartonit dhe faullit nuk u dha në rastin e Moise sepse nuk ishte për karton. Është faull por jo Karton”, kujton Daja nga biseda disa minutëshe me Enea Jorgjin.
Në fakt, u pa qartë se të dy patën një diskutim të gjatë. /NEWSPORT.AL/