Kastrioti synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Klubi krutan me anë të një psotimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen në shtëpi dy lojtarëve që e njohin mjaft mirë këtë ekip. Bëhet fjalë për rikthimin e Lukman Husein dhe Henry Okebugu. Mbrojtësi dhe mesfushori po stërviten normalisht me grupin dhe do jenë pjesë e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Mbetet të shihet se sa shpejt do ambientohen me skuadrën që tashmë është tjetër nga ajo që ka qënë në Superligë.
Të dyja repartet janë përforcuar me ardhjen e Husein dhe Okebugu e tashmë skuadra ka një kontigjent më të pasur lojtarësh. Kemi hyrë në një fazë të ”nxehtë” të kampionatit, ku gabimet nuk lejohen. Se sa ta do ndihmojnë ekipin, mbetet të shihet.