Sot, Skënderbeu do të luajë kundër Kairat Almatit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Bardhekuqtë e Korçës në letër e kanë mjaft të vështirë, megjithatë të besuarit e Dajës janë optimistë për takimin e sotëm.
Një kualifikim i mundshëm për turin pasardhës do të përballte korçarët me kuqezinjtë e Milanit, një ëndërr që kërkon të bëhet realitet nga futbollistët e Skënderbeut. Trajneri Daja ka përcaktuar formacionin titullar dhe me gjasë në fushë do të zbresë kjo 11-she: Shehi, Vangjeli – Radas – Jashanica – Mici, Taku – Lilaj – Osmani – Nimaga – Latifi, Xhejms Adenji. Kjo ndeshje do të luhet në orën 16:45 në Almati.