Trajneri i Chelseat Maurizio Sarri kërkohet nga Roma. Italiani nuk ka mbështetje të gjerë nga tifozët londinezë për shkak të stilit të tij të lojës dhe rezultatet e luhatura, pavarësisht se e ka kualifikuar skuadrën në Champions League sezonin e ardhshëm dhe ësht një hap larg fitores së Europa League.
Media britanike “Daily Telegraph” raporton se Roma preferon Sarrin si trajnerin e duhur për sezonin e ardhshëm. Antonio Conte refuzoi të drejtonte verdhekuqtë dhe shpresa e vetme tashmë mbetet vetëm ish-trajneri i Elseid Hysajt te Napoli.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.