Endri Çekiçi vazhdon të shënoi me skuadrën e tij Olimpia Lubjana. Mesfushori shqiptar tregon edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalont e skuadra e tij duke shënuar edhe në miqësoren e sotme ndaj Bolognas. Çekiçi u la jashtë grumbullimit të kombëtares duke përfunduar te lista e pritjes në këto dy ndeshje. Mesfushori është aktivizuar në miqësoren e sotme ndaj skuadrës italiane në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 89. Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll në barazim 2-2, ndërsa golat për vendasit u shënuan nga Palacio dhe Poli, ndërsa për Olimpia Lubjanën nga Lupeta dhe Cekiçi.
Bologna-Olimpia Lubjana 2-2
BOLOGNA: Da Costa (55′ Sarr); Mbaye (72′ Lunghi), Corbo (56′ Dijks), Densëil (69′ Bani), Paz (81′ Visconti); Dzemaili (72′ Roçhi), Schouten (56′ Sansone), Soriano (64′ Mazza); Orsolini (30′ Juëara), Santander (85′ Koutsoupias), Palacio (46′ Poli).
OLIMPIJA: Orbanic; Boakye, Bagnack, Samardzic (46′ Gorenc), Jurcevic (56′ Andrejasic); Knezevic (46′ Putincanin), Tomic, Menalo (76′ Kregar); Savic (76′ Cekici); Lupeta, Vukusic (44′ Kidric).
Golat: 5′ Palacio (B), 68′ Lupeta (O), 80′ Poli (B), 89′ Cekici (O)