Ilir Allmuça vijon stërvitjen intensive. Mbrojtësi i majtë që u largua nga Egnatia në këtë merkato vere, ende s’ka gjetur skuadrën e re. Ish-kapiteni i rrogozhinasve ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur në palestër.
Herë me vrapime të lehta rreth Liqenit Artificial e herë në palestër, Allmuça duket se kërkon të mbajë formën fizike. Në edicionin që lamë pas, ai ishte një nga më të mirët e elitës në vendin tonë. Ofertat në drejtim të tij s’kanë munguar, ndërsa interesi është i madh për të mësuar destinacionin e ri.
