Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio në fund të sezonit me parametra zero. Gardiani kuqezi nuk ka rinovuar me lacialët dhe në verë, do t’i duhet të gjejë një skuadër të re.
U duk se Strakosha do të transferohet te Fulham, një marrëveshje që dukej e mbyllur. Por siç raporton media britanike “The Athletic”, dy palët nuk kanë rënë dakord për kushtet e kontratës, më konkretisht për bonuset që duhet të përfitojë portieri kuqezi.
LEXO EDHE: Largimi nga Lazio në prag, Strakosha dhe klubi i Premier League ndahen nga bonuset
Si pasojë, një tjetër klub kërkon të përfitojë dhe të sigurojë firmën e Strakoshës. Bëhet fjalë për Southamton dhe “The Athletic”, e bën thuajse të sigurt këtë transferim. Shumë skuadra janë të interesuar për Strakoshën, por duket se 27-vjeçarin do ta shohim shumë shpejt në Premier League.