Klubi i Nantes vendosi përfundimisht të tërheqë fanelën me numrin 9 të ish-sulmuesit të tij Emiliano Sala. Në shenjë respekti ndaj kontributit të 28-vjeçarit dhe ndarjes së papritur nga jeta, klubi francez vendosi që asnjë lojtar i ri apo brenda ekipit të mbajë numrin 9.
Presidenti i Nantes Waldemar Kita u shfaq i tronditur nga vdekja e Salas.
“Jam i shkatërruar shpirtërisht, Emiliano la shenjën e tij. Kjo është arsyeja, siç duan dhe fansat që ta nderoj atë sërish me tërheqjen e fanelës me numrin 9”, deklaroi për mediat Kita.
Trupi i lojtarit u gjet para dy ditësh dhe mbrëmë u bë identifikimi i lojtarit argjentinas pas 3 javësh kërkim. Sala fluturonte me avionin Piper PA-46 Malibu, i cili ra në ujërat e kanalit anglez në 21 janar.
Mbarë bota e futbollit shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit.