Ndeshja e djeshme që Juventus luajti ndaj Veronës ishte e fundit për legjendën e ekipit, Gianluigi Buffon i cili ka konfirmuar pak ditë më parë largimin nga “Zonja e Vjetër”. I madh dhe i vogël u prek nga ky lajm, akoma më shumë kur legjenda ngriti trofeun dhe u përshëndet me shokët e ekipit dhe tifozët.
Këtyre emocioneve nuk iu ka shpëtuar as djali i vogël i “gardianit” Louis Thomas i cili siç shihet në video preket dhe nuk mundet t’i mbajë lotët në momentin që i ati përshëndetet për herë të fundit me të gjithë të pranishmit në stadium.
Sigurisht që ky ka qenë një ndër momentet më të rëndësishme në karrierën e Gigit, i cili e pati të vështirë të pranonte largimin, por nga ana tjetër dukej mjaft i kënaqur për vetë kontributin që ka dhënë tek kampionët e italisë, duke u kthyher në një idhull për të gjithë, pavarësisht ekipit për të cilin bëjmë tifozllilk.
https://www.youtube.com/watch?v=HG3Hh9x0NME