Për Sokol Cikalleshin dita e sotme ka qenë e veçantë. Sulmuesi kuqezi feston ditëlindjen e parë të vajzës së tij të vogël. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka shprehur dashurinë dhe urimin e tij për “princeshën” e vogël.
Babai i devotshëm ka shkruar tek postimi: “Princesha e babit një vjeçe! I lutem Zotit të të japë shëndet dhe mirësi për të ecur drejt botës të së drejtës.” Kuqeziu tregoi që për të gjeja më e rendësishme është familja duke e ndarë me gjithë fansat e tij që e ndjekin.