Bledi Shkëmbi ka folur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit, sfidë që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të korçarëve. Tashmë si trajner dhe së fundmi si analist në emisionin “Gol pas Goli”, Shkëmbi tregoi atmosferën e supersfidës së djeshme.
“U duk atmosfera që para ndeshjes. E përjetova aty. U kthye atmosfera e para 2-3 viteve dhe për këtë më erdhi mirë. Edhe ndeshja e përligji interesin e tifozërisë. Të dy ekipet bënë një ndeshje të mirë, pavarësisht se çfarë mendojnë klubet apo trajnerët”, tha fillimisht ai.
I pyetur më pas për brazilianin Hygor, Shkëmbi deklaroi:
“Sa i përket sulmuesit të Vllaznisë, Hygor, mendoj që kur të jetë në formën më të mirë fizike, mendoj se do të jetë sulmuesi më i mirë i Superiores”.