Ilia Teneqexhi, ish-basketbollisti i Skënderbeut u nda dje nga jeta. Teneqexhi ka kontribuar për vite me radhë në ngritjen e basketbollit korçar në nivele të larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në nderim të figurës së tij, në Pallatin se Sportit në Korçë u zhvilluan nderime për figurën e tij.
“Me hidhërim, njoftojmë për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të basketbollit korçar Ilia Teneqexhi. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të tij.
Homazhet u zhvilluan nga ora 10 – 12, tek salla muze e pallatit te sportit’ njoftoi klubi Skënderbeu”.
Ilia Teneqexhi është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin ‘Emblema e Artë’ për ngritjen dhe përfaqësimin në nivele të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të basketbollit korçar.