Sulmuesi Elton Cale ka paditur Kukësin. Lojtari pretendon se ka përfunduar gjithçka për nënëkampionët, por verilindorët pretendojnë se ende e kanë në kontratë lojtarin.
Megjithatë 29 vjeçari i ka paditur ekipin në UEFA për falsifikim të firmës dhe është në pritje të një përgjigjeje.
Kukësi ditën e sotme luajti në Champions përballë Valletta-s në “Loro Boriçi”, por dueli ka përfunduar në shifrat e bardha 0-0.