Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, në një pronncim të dhënë për Sky Sports është shprehur se nuk është i zhgënjyer që nuk ka luajtur shumë ndeshje, por përkundrazi, është i lumtur dhe i qetë. Duket se futbollisti kuqezi nuk e mendon largimin nga Napoli, megjithatë në verë do të mësojmë gjithçka rreth së ardhmes së tij.
“A mund të luaj më shumë? Po, sigurisht, por nuk jam i zhgënjyer sepse kam bërë disa ndeshje, gjithmonë kam dhënë gjithçka, jam i qetë dhe i lumtur”, ka thënë Hysaj.