Robert Levandovski mund të quhet padyshim personazhi i mbrëmjes së sotme. Leva udhëhoqi sot Poloninë drejt fitores 3-2 kundër Danimarkës. Sulmuesi shënoi tripletë ndaj danezëve, duke marrë tri pikët e radhës në grup.
Nga ana tjetër, Gjermani mposhti me rezultat të pastër 3-0 Çekinë. Irlanda e Veriut u tregua “superiore” ndaj San Marinos, teksa i vetmi takim që u mbyll në barazim ishte ai mes Skocisë dhe Lituanisë.
Ndeshja e zjarrtë mes fqinjëve Slloveni e Sllovaki përfundoi me fitoren minimale të sllovenëve, të cilët iu gëzuan goli të shënuar nga Kronaveter në pjesën e dytë.
Gjermani 3 – 0 Çeki
Irlanda e Veriut 4 – 0 San Marino
Poloni 3 – 2 Danimarkë
Skoci 1 – 1 Lituani
Slloveni 1 – 0 Sllovaki