Interi u eleminua nga Europa League ditën e djeshme nga Frankfurti. Një rezultat zhgënjyes për drejtuesit e skuadrës që prisnin më shumë nga lojtarët. Sipas mediave italiane eleminin nga Europa League ka bërë që të gjithë lojtarët të jenë në dyshim për sezonin e ri. Icardi, Perisiç, Vecino, Brozoviç e shumë të tjerë do të jenë në provë deri në fund të sezonit, nëse nuk do të bindin do të largohen gjatë merkatos së verës.
Të vetmit që shpëtojnë janë portieri Handoniviç, mbrojtësi Skrinar, De Vrij dhe Lautaro Martines. Tashmë topi kalon në duart e lojtarëve dhe sfida ndaj Milanit në fundjavë do të jetë deçizive për të ardhmen e shumë lojtarëve pasi rrezikohet seriozisht dhe një vend në Champions League për sezonin e ri.