Elbasani i traditës e ka humbur shkëlqimin, ndërsa vitet e fundit është duke u endur në kategoritë inferiore, pa e parë dritën e elitës. Në skuadrën ku kanë dalë shumë kampionë që i kanë dhënë tonin e duhur sportit shqiptar, pronar të 54 përqind të aksioneve është kompania me bazë në Angli “Manchester Group”.
Në dokumentet më poshtë duket qartë se në fillimin e marsit 2017, kryetari i bashkisë asokohe Qazim Sejdini ka bërë shitjen e këtyre aksioneve te kompania në fjalë, e përfaqësuar nga Bradley Videgeon dhe Michael Yiu Chung Stubbs.
Dokumentat në fjalë hedhin dritë mbi këtë procedurë, e miratu8ar paraprakisht nga këshilli Bashkiak i Elbasanit, me vendim të datës 27 shkurt 2017.
Këshilli i Bashkisë ka vendosur që të pranojë kërkesën e “Manchester Group”, por fakt është se edhe pse kanë kaluar disa vite nga kjo shitje, gjendja e ekipit verdheblu është thuajse e njëjtë, në të cilën nuk duket asnjë investim. Elbasani për momentin lufton për qëndrimin në Kategorinë e Parë, duke zhvilluar ndeshjet play-out në këtë kategori.