Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Drejtuesit verdheblu kërkojnë të mos e diskutojnë fare rikthimin në elitë dhe po punohet në merkato për përforcimin e ekipit me lojtarë të nivelit të lartë për Kategorinë e Parë.
Në krye të listës së objektivave qëndron Ardit Hila dhe Emiljano Musta, i pari e ka çështje kohe largimin nga Tirana, ndërsa i dyti është pa kontratë pas largimit nga Egnatia. Të dy me shumë gjasa pritet të kthehen në vendlindje, por nuk do të jenë të vetëm.
‘Tigrat’ synojnë një tjetër elbasanas nga Tirana dhe sipas shtypit të shkruar, Bruno Lulaj është objektivi i rradhës. Nevil Dede kërkon të përforcojë qendrën e mbrojtjes e cila shpeshherë ka futur ujë këtë sezon dhe te Lulaj shohin zgjidhjen e duhur.
[caption id="attachment_662866" align="alignnone" width="750"] Bruno Lulaj debuton me Tiranen ne derbi[/caption]
Me 28-vjeçarin kontaktet kanë filluar që në verë, por ai zgjodhi të vijojë në kryeqytet, por tani situata ka ndryshuar dhe ish-mbrojtësi i Skënderbeut e Kukësit sheh me sy të mirë rikthimin në vendlindje. Mirëpo, fillimisht duhet zgjidhur situata me Tiranën e cila e ka nën kontratë dhe zor se do ta lejojë të largohet pa i gjetur zëvëndësuesin.
Nëse realizohet, për Lulajn do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Elbasanit, pavarësisht se është ekipi i tij i qytetit. Skënderbeu e morri nga akademia e Panionios në Greqi, për të provuar më pas aventura me Laçin, sërish Skënderbeun, Kukësin e në fund Tiranën.