Elbasani ka regjistruar rezultatin e radhës pozitiv në miqësoren e zhvilluar kundër Turbinës. Verdheblutë kanë arritur që të shënojnë tre herë në portën e cërrikasve, ndërsa kanë pësuar vetëm një gol.
Në minutën e 7 është Duka që gjen rrjetën, ndërsa Fortunato dhe Gica në pjesën e dytë çojnë shifrat në 3-0. Në fund miqtë me anë të Sallakut ngushtojnë diferencën.
Kështu, Elbasani konfirmohet si një nga skuadrat që do të pretendojë kthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Elbasani 3-1 Turbina
Shënues: E.Duka 7′, Fortunato 60′, Gica 78’/ Sallaku 81′