Nesër në orën 13:00 e gjithë Bota do “mbajë frymën” dhe do “ndalë”. Kjo për arsyen se luhet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës. “Santiago Bernabeu” pret atë që konsiderohet si ndeshja më e bukur dhe më e fortë në Botë. Klas, potencë dhe “magji” në të dy krahët e fushës.
Luhet në mitikun “Santiago Bernabeu”. Në stadiumin që është konsideruar gjithmonë si “fortesa” e “los blancos”. Por një “mit” i tillë duket se është shuar në vitet e fundit ose më saktë në dekadën e fundit nga ana e Barcelonës. Në 10 vjeçarin e fundit katalanasit kanë marrë fitore historike në “Bernabeu”.
Duke filluar nga viti 2005 kur Ronaldinho dhuronte “show” dhe merrte duartrokitjet e tifozëve kundërshtrë. Për të vijuar në vitin 2009, Barcelona e Pep Guardiolas shkatërron me rezultatin 2-6 Real Madrid brenda në “Santiago Bernabeu” dhe merr titullin kampion. Në 2011 një dopietë e Messit i jep i fitoren katalanasve në një gjysmëfinale të Champions League. Për të ardhur më afër në kohë kur në vitin 2015 vjen një tjetër “goditje” ndaj Reali në Madrid. Barcelona triumfon 0-4 në kryeqytet. Për tu ndalur të “klasikja” e fundit në kampionat ku Barcelona fitoi 2-3 në Madrid.
Statistika që në 10 vjeçarin e fundit flasin dukshëm për ekipin blaugrana. Por kur luhet një sfidë e tillë harrohen të gjitha sepse vetëm ato 90 minuta kanë rëndësi dhe asgjë tjetër.