Edhe pse sfida e ethshme mes Barcelonës dhe Real Madrid do të luhet më 3 dhjetor, Federata Spanjolle e Futbollit ka përcaktuar tashmë gjyqtarin e kësaj supersfide.
Do të jetë Clos Gomez, arbitri kryesor i ” El Clásico-s”.
Gomez e ka gjykuar në 27 ndeshje Realin, ndërsa madrilienët kanë shënuar 18 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje me këtë arbitër.
Ndërkohë që lajmi i mirë për Barcelonën është fakti se në 20 ndeshje që i ka gjykuar Gomez, katalanasit nuk kanë pësuar asnjë humbje, duke regjistruar 17 fitore dhe 3 barazime.