A do të largohet Ekuban nga Partizani? Përgjigjen për këtë pyetje që po mundon jo pak dhe që po mban në ankth tifozët e kuq, e jep Drejtori Sportiv i klubit të Partizanit, Edmond Haxhia në “Ora Skaner”.
“Menduam të shtynim bashkëpunimin me Ekuban. Me marrëveshjen e re, ai do të jetë deri në qershor të 2018-ës te Partizani, në pronësi të klubit tonë dhe të Kievos. Nëse do shitet nëse gjendet akordi mes Kievos dhe Partizanit.
Do marrim lojtarë të tjerë nga Kievo. Kjo sepse Partizani tregoi me Ekubanin se ia rriti vlerën atij duke e aktivizuar dhe duke i dhënë besim, edhe pse e morëm nga Liga Pro e Italisë (kategoria e tretë)”, deklaroi Drejtori Sportiv i Partizanit.