Tirana do të udhëtojë drejt Lezhës, aty ku do të ndeshet me Besëlidhjen në sfidën e kthimit për Kupën e Shqipërisë. Takimi i parë në “Selman Stërmasi” përfundoi 5-1 për bardheblutë, që e shohin veten një fazë më tej. Për këtë arsye, trajneri Emmanuel Egbo paralajmëroi rotacion në ekip, duke lënë pushim lojtarët që kanë shpenzuar energji në kampionat.
Bardheblutë kanë vijaur stërvitjene radhës, ndërsa Egbo duket se do të eksperimentojë në mbrojtje, duke kaluar Çelhakën në fashën e djathtë të saj. Edhe mesfushori Sidibe pritet të luaj në mbrojtje, ndërsa Stafa pritet të jetë në mesfushë. Maja e sulmit pritet t’i besohet Dungës, i mbështetur nga Halili, Hasani dhe Morina. Megjithatë, nesër pritet që formacioni të krstalizohet.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bakaj, Çelhaka, Osmani, Sidibe, Hoxhallari, Karabeci, Stafa, Halili, Hasani, Morina, Dunga Trajner: Emmanuel Egbo