Taulant Hysenshahaj nuk është më pjesë e Apolonisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi fierak, teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale vjen falenderimi për gjithçka cfarë ka dhënë për fanellën. Hysenshahaj ka një jetë që luan për ekipin në fjalë, ku ai ka qënë pjesë e moshave. Më pas, 28 vjeçari huazohet te Albpetrol për 3 vite, duke u rritur shumë si futbollist. Nga sezoni 2013-2014 e deri më sot ai ka qënë një element i rëndësishëm për Apoloninë.
”Mirënjohje talentit të tij, dhe një falenderim per gjithçka dha per fanellën tone” – shkruan klubi. Taluant Hysenshahaj do të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë kështu Shqipërinë.