Te Flamurtari pritet të ketë largime të tjera nga skuadra për shkak të çështjes së rrogave. Pas Danilo Alvesh, Bushic dhe Siljanovskit tashmë është radha e një tjetër titullar që mendon largimin. Bëhet fjalë për mesfushorin Useini i cili u ka dhënë ultimatum drejtuesve të klubit.
Burime për Newsport.al bëjnë me dija se Useini i ka dhënë ultimatum Flamurtarit: “Largohem po s’më likuiduat tani” mësohet t’u ketë thënë mesfushori i cili nuk paguhet prej kohësh. Useini në rast se nuk do të paguhet pritet që pas ndeshjes me Teutën të largohet nga skuadra ashtu siç u larguan Bushic dhe Siljanovksi. Një kaos i vertëtë ajo që po ndodh me Flamurtarin ku në mesin e sezonit largohen 3 lojtarë titullarë dhe skuadra nuk ka bërë ende asnjë afrim në merkato përveç mbrojtësit Lejdi Liçaj.