Në lidhje me foton e publikuar ku u pa në shoqërinë e presidentit Ardian Takaj, trajneri i Partizanit Skënder Gega hodhi poshtë kategorikisht zërat se mund të afrohej me bardhekuqtë në sezonin. Në një prononcim për “Newsport”, trajneri i kampionëve të Shqipërisë tregoi se është shkëputur në Durrës për të kaluar kohën e lirë me familjen e tij dhe takimin me presidentin Takaj e konsideron takim miqësor duke treguar se e njeh prej vitesh, njësoj si presidentët e tjerë të kampionatit shqiptar.
Në fund, Gega konfirmoi se është nën kontratë me Partizanin dhe do ta respektojë atë.
“Presidentin e Takaj e njoh prej vitesh. Kam raport miqësor jo vetëm me të, por dhe me presidentë të tjerë të Kategorisë Superiore, qoftë Hasanbelliun, qoftë Refik Halilin e Tiranës. Kam ardhur në kompleksin ‘Tropikal’ me familjen time për të kaluar kohën e lirë. Këtu vij prej 10 vitesh. Familja ime nuk e ka patur të lehtë puën time gjatë këtij viti, sepse kam qëndruar larg tyre. Nuk e ngatërroj punën me njerëzillikun.
Kam kontratë me Partizanin dhe do ta respektoj e do t’i bëj yzmetin punës. Nuk jam nga ata njerëz që ulem në dy karrige. Me presidentin Takaj njihem prej vitesh dhe kam raport miqësor. Nuk ka asnjë gjë për t’u diskutuar. Kam ardhur në ‘Tropikal’ për të kaluar kohë të lirë me familjen dhe miqtë”, u shpreh tekniku 55-vjeçar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.