Tirana dhe Ballkani janë dy kampionët e këtij sezoni, respektivisht në Shqipëri dhe Kosovë. Paraqitjet e ekipeve të tyre kanë sjellur rritjen e vlerës dhe gjithashtu kanë rënë në sy në tregun e lojtarëve. Bardheblutë i pikasën dy prej elementeve më të mirë në skuadrën e Ilir Dajës.
Bëhet fjalët për mesfushorët Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica. Të dy u përfolën si objektiva të Tiranës me hapjen e merkatos, pasi përfundonin kontratën. Megjithatë te Ballkani nuk mund t’i largonin kaq lehtë dy prej më të mirëve të ekipit. Kështu, newsport.al mëson se në Kosovë është arritur rinovimi i Gripshit dhe Korenicas, duke i mohuar Tiranës shansin e artë të pasjes së tyre.
Korenica ka shënuar 3 gola gjatë këtij kampionati në Kosovë dhe ka dhënë 2 asistë. Në anën tjetër Gripshi numëron 6 asistë dhe 3 gola. Tashmë Tiranës i duhet të punojë me objektiva të tjerë, teksa Ballkani vijon rrugën e konsolidimit të ekipit me objektivin Europë.