“Migjen Basha mund të transferohet te Tirana”, ky ishte lajmi që mori dhenë ditën e djeshme në mediet greke, teksa bënin me dije se veç Australisë
dhe Zvicrës, bardheblutë janë kandidatë për shërbimet e tij. Madje thuhej që për një transferim të mesfushorit në kryeqytet, kanë ndërhyrë Andi Lila dhe Kristi Vangjeli. Gjithçka ndodhi shumë shpejt duke marrë jehonë edhe në vendin tonë. Vetë lojtari s’ka folur për këtë çështje. Newsport.al kontaktoi me Bashën i cili u shpreh i gatshëm për të sqaruar të gjithë aludimet. Do të transferohet te Tirana ose jo? Ai ka një përgjigje të prerë: ” E kam dëgjuar diçka të tillë, por nuk kam pasur asnjëherë bisedime me ta. Pra, nuk do të vij në Shqipëri”, tha fillimisht ai.
Karriera për të në Greqi ka përfunduar dhe me interes pritet e ardhmja e tij që nuk heziton ta zbulojë për neësport.al. Me sa duket kontinenti europian s’është më në planet e tij duke snobuar kësisoj Zvicrën.
“E kam vendosur, do të iki shumë larg”, ka përfunduar “regjisori” i mesfushës duke treguar në këtë mënyrë se e ardhmja e tij do të jetë Australia. /Newsport.al/