Tirana sot nuk humbi vetëm mundësinë për të marrë pjesë në kompeticionet Europiane dhe për të mbyllur një sezon stresues me trofe.
Burime për Newsport.al bëjnë me dije se skuadrës bardheblu i ishte premtuar një premio marramendëse prej plot 40 milionë lekësh nëse do të mposhtnin Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Pasi siguruan qëndrimin në kampionat me fitoret ndaj Laçit 1-3 dhe Flamurtarit 3-0, bardheblutë u përkushtuan maksimalisht për të shpërblyer tifozët me një trofe. Por, cilësia superiore e Kukësit bëri që bardheblutë të humbnin jo vetëm kupën, por dhe miliona lekë duke u dorëzuar para skuadrës së Ernest Gjokës me rezultatin 2-1.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.