Tashmë është zyrtare se Xhevahir Sukaj do të largohet nga skuadra e Malajzisë, FC Perak. Sulmuesi shkodran pritet që të rikthehet në janar te Partizani.
Por ajo që përbën lajm është lojtari i cili do të zëvendësojë Sukajn te FC Perak. Burime të sigurta për newsport.al bëjnë me dije se do të jetë ish-sulmuesi i Tiranës, Gilberto Fortunat që pritet të kalojë te skuadra e Malajzisë në vend të Xhevahir Sukajt.
Gilberto për momentin është pjesë e skuadrës së Dritës në Superligën e Kosovës, por duket se pas festave të fundvitit, sulmuesi brazilian do të udhëtojë nga Brazili drejt Malajzisë dhe jo drejt Kosovës.