Korçarët po përforcojnë të gjitha repartet, ndërsa në fazën përgatitore që po zhvillohet në Tirol të Austrisë me kampionët e Shqipërisë është bashkuar edhe sulmuesi brazilian që sezonin e shkuar luajti për Hajvalinë në Kosovë.
Sergio Antonio De Luiz Junior është parë në radhët e Skënderbeut këto ditë, ku ka zhvilluar edhe provën përpara trajnerit Andrea Agostinelli. Ai do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të mësuar të ardhmen e tij. Por, gjasat janë që ai të firmosë me ekipin korçar dhe të jetë pjesë për të ardhmen në Europë dhe kampionat.