Në momentin kur të gjithë po presim me padurim ndeshjen më të madhe në vend, Tirana – Partizani, secili mund të ndajë mendimin e tij për këtë 90 minutësh, që pritet t’i mbërthejë sytë në “Selman Stermasi”. Si një ish-lojtar i këtyre ekipeve legjendare të Superligës, në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Igli Allmuça nuk ngutet kur thotë se në këto duele nuk ka favorit dhe merret parasysh çdo rezultat, madje sipas tij një humbje nuk mund të vendosë shkarkimin e një trajneri.
Përsa i përket debatit për policinë jashtë stadiumeve, Allmuça mendon kundër “rrymës”, pasi ne jemi ballkanas dhe ende nuk e kemi kulturën e perëndimit. Mirëpo kush është skuadra që ia ka “rrëmbyer zemrë” 37 vheçarit, Partizani, Dinamo apo Tirana?
– Allmuça jemi në prag të derbit Tirana – Partizani. Duke qenë se kur ishit lojtar i keni mabjtur veshur këto fanela, kush mendoni se mund të triumfojë në këtë takim?
Derbi është gjithmonë një derbi. Pavarësisht situatës që mund të jenë skuadrat, në këtë ndesje nuk ka aspak favorit. Për momentin Partizani ka një skuadër më kompakte, më të organizuar dhe në anën tjetër Tirana më duket pak më e paqendrueshme, sepse ka raste kur bën lojë shumë të mirë, ndërsa ka raste që nuk arrin të konkretizohet. Mirëpo në të tilla ndeshje çdo rezultat është i pranuar.
– Me rezultatet që trajneri i bardhebluve, Ze Maria e ka vënë në pikëpyetje jo pak herë poszitën e tij. Mendoni që nëse e humb këtë derbi mund të shkarkohet nga detyra?
Përsa i përket Ze Marias, kjo nuk është një çështje që më takon mua të flas, por megjithatë do të thoja që nëse fiton një derbi, atëherë situata është shumë pozitive, sepse fiton zemrat e tifozëve dje të gjithë fillojnë të të duan, ndërsa në rast të kundërt, pra nëse e humb këtë ndeshje unë nuk mendoj se ai mund të shkarkohet, pasi në të tilla takime merret parasysh çdo rezultat.
– Policia jashtë stadiumeve është një debat që vazhdon ende të diskutohet, ndërsa duke patur parasysh që ky derbi ka një dyndje të tifozëve në stadium rrezikshmëria mund të jetë shumë e lartë. Duke e parë në këtë këndvështrim, mendoni se duhet të ketë policë brenda stadiumit “Selman Stermasi”?
Unë jam pro policisë në stadiume, sepse larg qoftë mund të ketë sherre dhe të kemi humbjen e jetës së një personi, kështu që sa të arrijë policia atëherë është shumë vonë, kurse është ndryshe kur ata janë në stadium, pasi ne jemi edhe ballkanas dhe akoma nuk e kemi kulturën e perëndimorëve.
– Sitën e sotme jeni eleminuar nga Kupa e Sqipërisë nga Egnatia. Në ndeshjen e parë u mundët në shëtpi 0-1, ndërsa në “Hasan Zyla” u ndalët 0-0. Si e komentoni këtë eleminim?
Eleminumi nga Kupa e Shqipërisë ndaj Egnatia erdhi nga një gol nga 30 metra në ndeshjen e parë, por ne i patëm disa mundësi përballë portierit, por nuk arritën të shëojmë. Megjithatë në kupë kemi luajtur më shumë me lojtarët që kishin më pak minuta, sepse nuk kemi dashur të rrezikojmë më tepër, sepse kampionati është i gjatë.
– Në karrierën tuaj futbollistike, veç të tjerash keni luajtur edhe me tre skuadrat e kryeqytetit, Partizanin, Dianmon dhe Tiranën. Mirëpo kush është skuadra për të cilën Allmuça ka më shumë simpati se të tjerat?
Mes Dinamos, Partizani dhe Tiranës është pak e vështirë se cilën skuadër kam më tepër simpati, sepse unë kam luajtur me këto ekipe. Te Partizani për 7 vite, te Tirana për një sezon, ku kam fituar edhe kampionatin, ama më duhet të them se Dinamo është skuadra që e kam nisur që nga moshat, e kam filluar karrierën këtu si futbollist dhe e mbylla po këtu, ndërsa tani e kam nisur si trajner. Kështu që zgjedh Dinamon. /Nazif ZYLALI/