Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e datës 26 nëntor. Një tërmet i fuqishëm që tronditi vendin dhe lë pas 50 viktima dhe shumë të plagosur. Zonat më të prekura nga ky tërmet i fuqishëm ishin Durrësi dhe Thumana. Të gjithë banorët në Durrës kanë parë tmerr me sy dhe njëri prej tyre ishte edhe Albi Alla. Mbrojtësi mbylli aventurën e tij në Kinë dhe prej ditësh ndodhej në Shqipëri, ndërsa në natën që ndodhi tërmeti ndodhej në shtëpin e tij në Durrës. Për fatin e tij të mirë në momentin që ka ndodhur tërmeti i fuqishëm ka qenë zgjuar sëbashku me familjen e tij dhe falenderon zotin që arritën të dilnin pa asnjë gërvishtje. Në një intervistë për Newsport.al, Albi Alla rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi atë natë.
“Pikë se pari ngushëshellimet e mia për të gjithë familjet që kanë humbur pjestarët e tyre në atë ditë edhe i uroj shërim sa më të shpejt të gjithë të plagosurëve. Edhe shpresoj që këto ditë të vështira të kalojnë sa më shpejt, është detyra e të gjithë shqipëtarëve të gjendemi pranë tyre”.
Si ndiheni tani pas 3 ditësh nga tërmeti?
Fatkeqsisht atë natën e tërmetit ndodheshim familjarisht në shtëpinë time në Durrës në zonën e plazhit, jemi në gjendje shok-u, akoma nuk e besojmë dot që e kemi përjetuar dhe shpëtuam pa asnjë gërvishtje, faleminderit zotin që na mbrojti.
Si e përjetuat momentin e tërmetit?
Për fatin tonë të mirë tërmeti nuk na gjeti në gjume, për faktin se ishim për një darkë familjare edhe u kthyem në shtëpi në orën 01:00 të darkës. Tërmeti i orës 03:00 na frikësoji shumë edhe na mbajti zgjua, por nuk e prisnim atë që do përjetonim në vazhdimesi. Në tërmetin e orës 04:00 vepruam shumë shpejt, dhe u vendosëm të katër pjesëtarët e familjes poshtë kasës të derës të dhomës së gjumit meqënëse nga informacionet që kemi ajo është zona më e sigurt në rast të një tërmeti. Pritëm me qetësi duke iu lutur zotit mos të çahet tavani ose dyshemeja e shtëpisë sepse banesa jonë ndodhet në pallat.
Çfarë bëtë më pas?
Veshëm me shpejtësi çfarë gjetëm përpara syve, morëm çelësat e makinave dhe zbritëm poshtë pallatit, aty pritëm për disa minuta dhe më pas levizëm drejt shtëpisë të tezes sime që ndodhet në Shijak edhe kjo për arsye se ka shtëpi private dhe kishte hapësirë të qendronim jashtë pa frikën e rënjes së një ndonjë objekti mbi kokë, dhe më pas u larguam drejt shtëpisë sonë në Pogradec meqënëse ishte zona më e sigurt nga informacionet që kishim marrë.
Çfarë menduat në ato momente?
Në ato momente nuk ke shume hapësirë të mendosh, vetëm vepron me instiktin e mbijetesës.
A ka pësuar dëmtime shtëpia juaj dhe a jeni larguar nga Durrësi?
E vizituam shtëpinë për të marrë gjërat e nevojshme dhe pamë që pallati nuk ka demtime që ta nxjerrin jashtë funksionit. Ka disa krisje nëpër mure edhe në apartamentin tone kanë lëvizur të gjitha mobiljet nga vendet e tyre ka edhe mure të krisura.
Të flasim pak për futboll. Keni mbyllur aventurën tuaj në Kinë ku do ta shikojmë Allën në vazhdim në Shqipëri apo jashtë?
Pas kësaj aventure që kalova nuk besoj se është momenti për të folur për sport, dua të qetësohem edhe më pas t’i rishikoj gjërat me qetësi, dhe të marrë një vendim për të ardhmen e karrierës sime. Per momentin nuk mund te them asgje me siguri.
Si shkoi eksperienca juaj në Kinë?
Si viti i parë në një kontinent tjetër, një kulturë komplet ndryshe nga e jona. U ambientova shume shpejt me ndihmën edhe të ekipit dhe zhvilluam një sezon shumë pozitiv.
Intervistoi /Renaldo Gremi/