Rron Broja është futbollisti më i ri i Partizanit. Mesfushori 23 vjeçar ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me kampionët e Shqipërisë, të cilët fituan mini-duelin me Kukësin.
Verilindorët kishin përgatitur të hidheshin në sulm për Brojën, por duket se akordi me të kuqtë ka qënë arritur prej kohësh. Një gjë të tillë e konfirmon vetë mesfushori, që i kontaktuar nga “newsport.al” zbuloi prapaskenat e merkatos, arsyen pse vendosi të firmos me Partizanin dhe objektivat me të kuqtë.
Pse vendoset të bashkoheshit me Partizanin?
Janë një klub serioz dhe kampion të Shqipërisë.
A kishit ofertë edhe nga Kukësi?
Jo konkrete vetëm interesim.
Do të luani një ndeshje ndaj Qarabak në Champions League. A mendoni se mund të kualifikohet Partizani?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo si dihet futbollit.
Kur bashkohesh me klubin?
Se di. Ndoshta nesër ose të martën.
Keni folur me trajnerin?
Jo. / Newsport.al/
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.