Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Ashtu siç ishte përfolur përgjatë këtyre ditëve, vetëm ditën e sotme është gjetur gjuha e përbashkët mes tropojanit dhe drejtuesve të verilindorëve.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që ish-trajneri i Partizanit ka “hedhur të zezën mbi të bardhë” duke u bërë “de juro” “timonier” i nënkampionëve të Shqipërisë.
Projekti i paraqitur nga ana e klubit të Kukësit ka bindur Gegën t’i thotë “Po” drejtuesve. Pas një sezoni të mrekullueshëm me ekipin e Partizanit, dy vite më parë, tanimë 53-vjeçari rikthehet sërish në elitën e futbollit shqiptar për të drejtuar një skuadër si Kukësi. /Newsport.al/