Erald Çinari tashmë pjesë e formacionit bazë dhe një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Vllaznisë në një intervistë ekskluzive për Neësport.al flet për ekipin e Vllaznisë, ndeshjen e rradhës përballë Flamuratarit, të ardhmen si edhe dëshirën e tij në këtë 21 vjetor të tij sot.
-Çinari, si e shikoni situatën te ekipi i Vllaznisë në këtë fillim sezoni ?
Të them të vërtetën situata e Vllaznisë nuk është ashtu siç dëshironim të ishte në si lojtarë por edhe drejtuesit. Mendoj se me ekipin që kemi nuk duhet të kemi vetëm 4 pikë pas 4 javëve të para të kampionatit. Por kam besimin se ekipi do tregojë realisht vlerat e tij në ndeshjet në vijim.
-Për tu ndalur pikërisht te ndeshja e rradhës, çfarë prisni përballë Flamurtarit ?
Ne siguisht që do hyjmë për fitore në këtë ndeshje. Kjo për arsyen se jemi në stadiumin tonë përballë tifozërisë tonë të mrekullueshme që shpresoj që të jenë të shumtë në stadium. Flamuratari është një ekip i fortë, që mbart lojtarë shumë cilësor por ne nuk kemi frikë askënd dhe do hyjmë për ta fituar këtë ndeshje.
-Ti sot feston 21 vjetorin e lindjes, cila do ishte dhurata më e bukur që do doje ?
Dhurata më e bukur më mirë të vijë nesër (qesh). Do doja një 3 pikësh përballë Flamurtarit. Kjo do ishte dhurata më e bukur që mund të më bëhej për ditëlindje dhe uroj që çunat e ekipit të ma realizojnë (qesh)
-Para 2 sezonesh ke shënuar përballë Flamurtari 2 gola në Shkodër, premtoni sërish gol përballë vlonjatëve ?
Uroj që të përsëritet ajo ndeshje, ku përveç dy golave personal atë ndeshje ekipi luajti në mënyrë brilante, ku morëm një fitore 4-0. Shpresoj që të shënoj por edhe po nuk e arrita diçka të tillë unë gjithsesi do jap maksimumin që ekipi të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
-Ku e shikoni Vllazninë në fund të këtij sezoni ?
Është e vështirë të bësh një parashikim të tillë pasi sezoni sapo ka filluar dhe është shumnë i gjatë. Garantoj se Vllaznia nuk do jetë në atë situatë si ishte vitin e kaluar ku luajti për mbijetesën në javën e fundit me Tiranën.
-Pikërisht Tirana do jetë kundërshtari juaj në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, si e prisni këtë takim ?
Kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Pavarësisht se Tirana është në Kategorinë I, mbetet një ekip i madh. Ndeshjet kundër tyre do jenë të bukura dhe me rivalitet dhe janë një kenaqësi për tu luajtur. Normalisht që ne pretendojmë kalimin e Tiranës dhe kualifikimin në turin tjetër.
-Mund t’iu shohim me një fanellë tjetër në Superligë në të ardhmen ?
Futbollit nuk i dihet kurrë por momentalisht jam pjesë e Vllaznisë dhe këtu dua të jap maksimumin. Objektivi im në të ardhmen është të transferohem në një kampionat të huaj dhe transferimin tim në ndonjë ekip tjetër të Superligës nuk e mendoj.
-Ne iu urojmë suksese në karrierën tuaj dhe urime për ditëlindjen !
Gjithashtu suksese, iu falenderoj për urimet të gjithëve. /Endri Çinari/