Ali Sowe është lojtari që po shkëlqen me Skënderbeun në këtë edicion të ri futbollistik.
22-vjeçari ka arritur deri më tani të shënojë dy gola, ndërsa vendin e titullarit e ka të sigurtë. Newsport.al ka arritur të zbulojë një nga klauzolat e kontratës, ku shkruhet që Sowe duhet të luajë titullar për 90 minuta.
Në këtë mënyrë trajneri Ilir Daja është i detyruar për aktivizimin e tij. Tjetër afrim i bujshëm në merkaton verore ishte Martin Nespor.
Ky i fundit përflitej se do ishte “njeriu gol”, por në fakt ai nuk po aktivizohet asnjë minutë. Tashmë në Korçë ka një çështje, sulmuesi çek ka shprehur hapur pakënaqësitë, por kontrata e nënshkruar nga Sowe nuk lë vend për hapësira.