Shqipëria është mbërthyer nga koronavirusi. Kampionatet në vend ashtu si çdo gjë tjetër janë ndalur dhe Qeveria ka marrë masa drastike dhe ka bërë thirrje që njerëzit të qendrojnë në shtëpi. Kjo është e vetmja mënyrë për të evituar përhapjen e këtij virusi, por edhe për të mbrojtur veten dhe familjen. Në një intervistë për Newsport.al, Ardit Hoxhaj flet për situatën që është krijuar në vendin tonë, ndalimin e Superligës dhe në fund bën një apel për të gjithë shqiptarët.
Si reaguat kur morët vesh lajmin që koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri?
Në momentin që mësova se koronavirusi kishte mbërritur në Shqipëri normalisht që nuk jam ndjher mirë. Jam ndjer i rrezikuar siç e kam përmendur më shumë për njerëzit e afërtë.
A keni frikë?
Frik jo, kujdes po.
Si mendoni çfarë vendimi duhet të marrë FSHF-ja lidhur me kampionatin?
Deri tani FSHF-ja ka marrë vendimin e duhur për të ndërprerë garën e duhet të presim si do të jetë ecuria nëse nurmi do të rritet apo jo. Në fund të fundit, më shumë rëndësi kanë jetët e njerëzv se sa ndeshjet e futbollit. Edhe nëse do të vazhdohet një kampionat në këtë situat pa tifoza do të ishte një kampionat i vdekur pasi futbolli luhet për të kënaqur tifozët.
A është ndalur stërvitja në Vlorë, çfarë këshillash ju ka dhënë klubi?
Stërvitjen e kemi ndërprerë. Është shumë e vështirë të stërvitesh në kushte të tilla. Klubi na ka këshilluar të ndjekim të gjitha rregullat që ka dhënë instituti i shëndetësisë pasi vetëm kështu mund të evitohet përhapja e virusit.
Të kthemi pak te futbolli i luajtur, a është dorëzuar Flamurtari në garë për mbijetesë?
Mund të them që nëse situata shkon drejt normalizimit ne si lojtar të Flamurtarit na del për detyrë të bëjmë maksimumin deri në fund të garës e të respektojmë fanelën, qytetin dhe familjet tona.
Nëse kampionati nuk do të vazhdojë a është një lajm i mirë për Flamurtarin pasi mund të shpëtonte nga rënia e Kategorisë?
Në këto momente mendohet më shumë për jetën e njerëzve se sa për kampionatin. Mesa mbaj mend unë në vitin 1997 në kohën e luftës civile, Flamurtari ishte në vend të parë kur kishte edhe pak javë nga fundi. Flamurtari do të shpallej kampion dhe nuk arriti dot për arsye se kampionati u ndërpre.
Një apel për të gjithë njerëzit?
Do t’u thoja të gjithë njerëzve të veprojnë të gjihë sipas rregullave që na jepen. Të mbrojmë veten dhe të tjerët pasi vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus.