Ervis Kaja është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar ka luajtur më parë me disa skuadra të kampionatit tonë si Laçi, Tomori, Dinamo apo edhe Tirana. Sezonin e shkuar, shtatlarti ishte pjesë e skuadrës së Dritës në Kosovë, ndërsa tashmë po mendon rikthimin në elitë. .
Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që kanë nisur bisedimet me ekipin e Kamzës. Klubi kryeqytetas është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe brenda pak ditësh pritet zyrtarzimi i tij në skuadrën e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka.
Kujtojmë që krahas ekipeve të lartpërmendura, Kaja ka luajtur edhe me skuadra të tjera si Besa, Apolonia apo edhe me Korabin në Superiore. /Newsport.al/