Mehmet Hetemaj është një nga lojtarët që neësport.al raportoi për t’iu bashkuar Partizanit. Mesfushori luan në Finlandë, por problem për transferimin në Shqipëri bëhet kontrata që ai ka me klubin ku luan. Partizani nuk dëshiron ta huazojë, ndaj deri më tani s’ka asgjë zyrtare. Megjithatë kanë mbetur vetëm 4 orë nga mbyllja e merkatos. Kësisoj në klubin e kuq nuk kanë qëndruar duarkryq. Trajneri Skënder Gega ka kërkuar një tjetër futbollist për t’i paraprirë përgjigjes negative të Hetemajt.
Burime të besueshme bëjnë me dije për newsport.al që lojtari në fjalë është Tijan Jaiteh dhe aktivizohet te Al Markhiya në Katar. Ai është 30 vjeç dhe luan në kampionatin. Dëmtimi i Hilës ka nxitur drejtuesit të gjejnë një zëvendësues. Pikërisht futbollisti i lartpërmendur është dëshirë e Gegës dhe parimisht gjithçka është mbyllur pozitivisht, sigurisht nëse përgjigja për Hetemajn do të jetë negative. Orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i tij nga klubi i Partizanit.