Ish trajneri i Kamzës dhe Luftëtarit Julian Ahmataj në një pronocim për neësport.al është shprehur për të ardhmen e tij si teknik dhe ka folur për një nga ndeshjet më të bukura të Superiores, Tirana-Partizani. Ahmataj ka falenderuar dy ekipet të cilat I kanë dhënë atij eksperiencën e duhur për të qenë një trajner në Superiore dhe ka shtuar akoma më shumë zërat për të qenë trajner I Partizanit. Në mbyllje tekniku ka folur dhe për ndeshjen e derbit I cili është duke afruar.
“Unë dua të falenderoj shumë Kamzën dhe Luftëtarin që më kanë dhënë mundësinë të shpalos njohuritë e mia si trajner. Kam studiuar shume për këtë profesion, dhe këto ishin skuadrat që mua më bënë të mundur që une të ngjitem në Superiore”, tha Ahmataj.
“A mund ta trajnoj unë Partizanin? Sigurisht. Si Partizani, Tirana apo edhe Kukësi janë skuadra që çdo trajner ka dëshirë për t’i trajnuar. Madje jo vetëm kaq, por të gjithë skuadrat e Superiores nuk mund t’u thuash jo. Ky është tregu që ofron vendi jonë”, shtoi tekniku.
Derbi Tirana-Partizani?
“Përtej rezultatit që mund të prodhojë ky takim, unë do thoja që është shumë e rëndësishme të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, të dyja skuadrat të japin maksimumin dhe që tifozët të shohin spektakël. Kjo ështe ndeshja më e madhe që ofron futbolli shqiptar dhe padyshim që duhet të jetë një ndeshje me ritëm, ku të mos mungojë niveli i mirë i lojës”, përfundoi Julian Ahmataj.