Sot, Partizani do të luajë kundër Teutës në kuadër të javës së shtatë të Superiores. Pikërisht ky takim është vlerësuar maksimalisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ka caktuar 5 gjyqtarë për të mbajtur drejtësi në “Selman Stërmasi”.
Newsport.al ka mësuar se kryesor i takimit është vendosur
Eldorian Hamiti, i cili do të asistohet nga Ridigert Çokaj dhe Mario Shabanaj,
ndërsa Dodaj do të jetë i katërt. Pas portave do të qëndrojnë Laver Alla dhe
Kreshnik Bajramaj.
Kujtojmë që kjo sfidë do të luhet në orën 17:00, pa praninë e tifozëve për
shkak të dënimit nga ana e Komisionit të Disiplinës.