Kamza ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Edy-Nicolas Boyom. Ish-mbrojtësi i Luftëtarit ka gjetur marrëveshjen me klubin kamzali. Burime pranë klubit të Kamzës bëjnë me dije për Newsport.al se Boyom do të firmos ditën e sotme. Ditë me parë u fol se mbrojtësi ishte pranë Kastriotit, por në fund oferta e klubit kamzli ka bindur lojtarin të bashkohet me Kamzën.
Boyom ishte pjesë e Luftëtarit në sezonin 2016-2017 dhe tashmë do të rikthehet sërishë në Kategorinë Superiore, por këtë herë me fanelën e skuadrës së kreyqytetit. Tashmë kërkesat e trajneri Gjoka për të përforcuar prapavijën janë plotësuar. Bitri, Qaqi dhe Boyom janë 3 afrimet e reja në mbrojtje.