Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Berisha i tregon të gjitha, nga mësuesi privat në Rusi deri ta planet për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT

Në një intervistë ekskluzive për newsport.al, Bernard Berisha ka zbuluar eksperiencën e tij në Rusi, emocionet e para dhe planet për të ardhmen. Ish mesfushori i Skënderbeut ka folur për mësimet private që i duhen për të mësuar gjuhën, për kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë duke zbuluar se cila do të jetë zgjedhja e tij për të ardhmen…

Bernard keni nisur përgatitjet për sezonin e ri?

Po patjetër, përgatitjet kanë nisur me kohë. Në Rusi zhvillojnë të paktën tre faza përgatitore. Aktualisht jemi në Austri dhe së shpejti do të marrim disa ditë pushim për tu rikthyer përsëri në stërvitje.

b5

Si të është dukur eksperienca e parë? Ishte e vështirë të ambientoheshe?

Eksperiencë e jashtëzakonshme. Jam fokusuar 100% tek Anzhi. Jam i lumtur që qëndruam në kategori dhe ishte një arritje si në aspektin personal ashtu edhe në atë kolektiv. Realisht e mendova shumë të vështirë ambjentimin, por mesa duket nuk ishte ashtu. më kanë pritur shumë mirë dhe të gjithë më kanë qëndruar pranë. Besoj kjo falë edhe paraqitjeve të mia në fushë.

b2

Ke mësuar ndonjë fjalë rusisht?

Klubi më ka caktuar një mësues privat dhe po eci mirë me gjuhën. Është shumë vështirë por të paktën kam filluar të kuptoj shumë mirë dhe me shokët e ekipit dhe stafin merrem vesh.

A mund të na thoni ndonjë?

Kam mësuar fjalët e para të komunikimit, faleminderit, si jeni, pasoje, shpejt, ik e gjëra të tilla. (Qesh) për ti shkruar është pak e vështirë sepse Rusën kanë një tjetër alfabet nga yni.

E prisje një ftesë nga De Biasi?

Nuk do çfarë të them. Ndoshta tregohem hipokrit të mendoj që e prisja. Kur mësova që jashtë listës ngeli Salihi, nuk kisha ndonjë pishman shumë të madh. Gjithsesi zgjidhjet e trajnerit duhen respektuar. Djemtë dhanë më të mirën dhe na bënë krenar teksa i shihnim në një kompeticion të tillë.

Nëse do të jesh mes dy mundësive, kë do zgjidhje të parën Shqipërinë apo Kosovën?

Zgjidhje e vështirë. Unë jam futbollist i Kombëtares së Kosovës. Besoj se një zgjidhje imja është bërë pak a shumë por kurrë mos thuaj kurrë. Është një çështje tepër delikate. Ëndrra e jetës imja por e kujdo është të luajmë në një kompeticion Europian apo Botëror me dy kombëtaret. Jam i sigurtë që një ditë do të realizohet.

E përjetove keq dënimin e Skënderbeut?

Po patjetër. Kam dhënë kontributin tim në atë skudër dhe sigurisht që jam shpërblyer. Nuk e meritonin dënimin. Nëse Skëndërbeu sdo ishte dënuar, tani do ishim duke pritur shortin se kush do ishte kundërshtari në turin e tretë. Janë kampionë absolutë dhe këtë tregon fakti që skuadrat e tjera kërkojnë futbollistët e Skëndërbeut për të kaluar ture në Europe.

b1

Cilat janë planet për të ardhmen?

Jam në një kontratë me Anzhin e cila përfundon pas tre vitesh. Jam shkëlqyeshëm këtu. Jam fokusuar 100% në stërvitje dhe dua të zhvilloj një sezon të mirë akoma më të mirë se këto gjashtë muaj.

Përballë do të kesh Balën gjatë kampionatit, një derbi shqiptar edhe në Rusi.

U kënaqa shumë që Balaj erdhi në Rusi. Është një futbollist potent dhe i uroj gjithë të mirat. Sigurisht që do kërkoj ta mposht. Jam i lumtur që kemi të njëjtin menaxher dhe jam i sigurtë që në të ardhmen do të ketë shumë futbollistë të tjerë shqiptar në Rusi. Shkumbini është shumë i fortë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga