Rikthimi i Ansi Agollit te skuadra e Tiranës, ka marë jehonë në vendin tonë. Një faqe azere në rrjetet sociale bënte me dije që mëngjërashi është larguar nga skuadra e Karabakut. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Newsport.al kontaktoi vetë lojtarin për të mësuar më shumë rreth këtij divorci të papritur, si dhe destinacionin e ardhshëm të tij. Agolli tregoi se gjithçka që flitej s’është e vërtetë dhe kurrsesi hë për hë s’do të kthehej në Shqipëri.
“Unë jam lojtar i Karabakut. Lajmi i përhapur nuk është i vërtetë. Faqja që ka publikuar largimin tim nga ekipi azer, është faqe tifozësh. Pra s’ka asgjë të vërtetë. Hë për hë mendoj vetëm për Karabakun dhe jo për një rikthim në Tiranë”, përfundoi Ansi Agolli për newsport.al.
Kujtojmë që 36-vjeçari luan sezonin e tij të nëntë me Karabakun, skuadër me të cilën ka arritur të shënojë 3 gola. /NEWSPORT.AL/