Pas dy ditësh pushimi , Skënderbeu zbret sot në fushë, sepse tashmë ka mbetur edhe një ndeshje tjetër për t’u luajtur, ajo me Partizanin.
Trajneri Daja, nga sot do të mendojë për këtë takim. Arsyeja e pushimit prej dy ditesh, ishte për shkak se lojtarët duhet të mblidhnin veten pas Kukësit.
Seanca e parë do të startojë sot, në orën 18:00, në ambientet e stadiumit.
Ndeshja me Partizanit do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00, kështu që 4 seanca janë në dispozicion të stafit teknik.
Trajneri Daja e ka paksa të vështirë ta mbledhë ekipin në këtë moment pasi çështja e titullit ka mbaruar.
Korçarët tashmë duhet të mendojnë më shumë për finjalen e Kupës së Shqipërisë e cila do të luhet në datën 31 Maj.