Derbi i kryeqytetit ka marrë vëmendjen e të gjithë sportdashësve shqiptarë. Tre ditë para përballjes mes Tiranës dhe Partizanit, organizimet për mbarëvajtjen e sfidës kanë nisur. Në këtë takim, bardheblutë janë pritës dhe si të tillë duhet të kujdesen për sigurinë e ndeshjes.
Kompania “Blinibileta.com” që menaxhon stadiumin për llogari të Tiranës, ka dalë me një njoftim ku i bën thirrje tifozëve të jenë një orë e gjysmë para startit të takimit në mënyrë që të shmangen radhët e gjata. Gjithashtu në listën e mëposhtme tregon edhe sendet që nuk do të lejohen të hyjnë brenda ambienteve të stadiumit:
Dyert hapen një orë e gjysmë përpara, ja cfarë nuk lejohet në stadium
Kompania e menaxhimit të sigurimit BBS Security dhe ajo e menaxhimit të biletarisë, të Klub Futboll Tirana, bën thirrje që tifozerinë e dy skuadrave të marrin masat e duhura për të shmangur incidentet në stadium. Sendet që nuk lejohen dhe do të ketë një kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit janë si më poshtë:
- Banderola të pa miratuara nga klubi.
- Sende të forta dhe piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
- Cadra dhe cakmakë.
- Lazer.
- Vuvuzela, bori apo bilbila.
- Kamera të ndryshme apo aparatë fotografikë që mund të filmojnë ndeshjen.
- Fëmijët e pashoqëruar dhe pa biletë
- Në mënyrë që të shmangim rradhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur rradhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Tifozët do të kenë të mundur të futen në stadium 90 minuta përpara fillimit të takimit.