Egania vazhdon të jetë në superformë në ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka zbritur sot në fushë për të luajtur testin e radhës dhe ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Erzenit.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Hasan Zyla” dhe pgolat u shënuan nga Teqja dhe Artur Magani që i dhanë kështu fitoren Egnatias.
Skuadra rrogozhinase pritet të jetë një nga ekipet pretendente të Kategorisë së Parë duke parë afrimet cilësore të bëra gjatë merkatos së verës.